Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Sinjali, në veturë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ende nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar.
Policia e Kosovës është kontaktuar për më shumë detaje dhe pritet njoftimi zyrtar lidhur me rastin.




