Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, ka prezantuar planin e partisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.
Ai tha se plani parasheh një modernizim të plotë katërvjeçar të FSK-së, i cili do të miratohet në vitin 2026, pas përfundimit të Planit 10-vjeçar të Tranzicionit në vitin 2028.
Po ashtu, Ramadani theksoi se do të nxirret legjislacioni i nevojshëm për nisjen e prodhimit të municioneve, predhave dhe dronëve për mbrojtjen e Kosovës dhe për eksport në vendet e NATO-s, si dhe do të lehtësohen procedurat për mallrat strategjike.




