Protesta e organizuar sot në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ka bërë bashkë figura të njohura politike dhe përfaqësues të luftës, përfshirë Fatmir Limajn, Hysni Gucatin, Ali Ahmetin dhe vëllanë e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Tubimi, i cili pritet të nisë në orën 13:00, pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh.
Organizatorët nga OVL e UÇK-së kanë theksuar se protesta është paqësore dhe ka për qëllim kërkesën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.




