Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim miratoi tri ligje që ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, pa ia ndryshuar emrin.
Ligjet e miratuara përfshinin Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe Projektligjin për shërbim në FSK, të cilat u votuan një nga një.
Deputetët serbë nuk morën pjesë në seancë, duke kundërshtuar formimin e ushtrisë.
Udhëheqësit institucionalë e cilësuan këtë vendim si një ditë historike dhe një nga momentet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.




