Sot shënohet 27-vjetori i rënies së komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi, dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Fatmir Limaj kujton Mujën si një nga celulat e para dhe komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar kontributin e tyre vendimtar për lirinë e Kosovës.
Në përvjetorin e rënies së tyre, shënohet edhe përvjetori i formimit të Ushtrisë së Kosovës.
“Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe të gjithë dëshmorëve të Kombit”, shkruan Limaj.




