Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me “Çmimin Bonifacio VIII” nga Akademia Bonifaciana në Anagni, qyteti i Papëve, si njohje për angazhimin e saj institucional për paqen dhe bashkëpunimin ndërkulturor e ndërfetar.
Përmes një video-inçizimi, Osmani theksoi se ky çmim forcon përkushtimin e saj ndaj drejtësisë, paqes dhe dinjitetit, duke iu bashkuar figurave të mëdha që e kanë marrë më parë këtë vlerësim, si Gjon Pali II.




