Kandidati për deputet i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke e akuzuar për izolim politik, arrogancë shtetërore dhe dëmtim të marrëdhënieve me aleatët strategjikë.
Ai tha se gjatë pesë viteve të fundit çdo dialog është trajtuar si tradhti dhe çdo mendim ndryshe si kërcënim, çka sipas tij ka sjellë kriza të vazhdueshme dhe mungesë zhvillimi.
Selmanaj theksoi se shtetet serioze qeverisen me përgjegjësi dhe reflektim, ndërsa LDK-në e cilësoi si zgjidhjen e vetme dhe shpresën reale për Kosovën.




