Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një audiencë private me Papa Leonin XIV, duke e renditur Kosovën ndër më pak se dhjetë vendet që janë pritur nga Ati i Shenjtë që nga zgjedhja e tij në maj.
Ky takim po vlerësohet si një sukses i rëndësishëm diplomatik për Kosovën.
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka theksuar se audienca dëshmon angazhimin e Kosovës për paqe, harmoni fetare dhe stabilitet rajonal, si dhe vizionin strategjik të Presidentes Osmani, i cili gjen mbështetje në Selinë e Shenjtë.
Sipas saj, takimi i hershëm me Papën e ri krijon bazë të fortë për marrëdhënie afatgjata, duke forcuar perspektivën për njohje dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me Vatikanin.




