Bruto Produkti Vendor (BPV) i Kosovës ka shënuar rritje prej 3.08 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së, rritjen më të lartë e kanë shënuar aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 8.13 për qind, pasuar nga ndërtimtaria me 7.19 për qind.
Rritje është regjistruar edhe në aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, shërbimet administrative, bujqësi, industri përpunuese, informacion dhe komunikim, si dhe në sektorë të tjerë ekonomikë.
Rritje më e ulët është vërejtur në industrinë nxjerrëse, energjinë dhe menaxhimin e mbeturinave me 1.32 për qind, si dhe në aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.54 për qind.




