Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se PDK është në rritje dhe në garë serioze për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme.
Në një emision televiziv, ai tha se partia po konsolidohet dhe se udhëheqja e re po sjell energji dhe shpresë për qytetarët.
Tahiri vlerësoi punën e kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza, duke theksuar se drejtimi i tij po i jep partisë një hov të ri politik dhe se programi i tij përfaqëson një shpresë reale për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Sipas Tahirit, PDK ndodhet në një pozitë të favorshme për të sfiduar qeverisjen aktuale dhe për të ofruar një alternativë të re politike në vend.




