Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar ashpër ndaj, siç tha ai, përdorimit të elementeve të kulturës popullore nga pushteti për qëllime politike dhe propagandistike.
Sipas Krasniqit, përmes muzikës po tentohet të ndërtohet artificialisht imazhi i partisë dhe i liderit, duke synuar grupe të caktuara të shoqërisë.
Ai theksoi se këto përpjekje synojnë një audiencë me nivel më të ulët arsimimi dhe vetëdije kritike, ndërsa shtoi se patriotizmi i pushtetit mbetet vetëm simbolik dhe artistik.
Sipas tij, në praktikë veprimet janë të kundërta, duke e cilësuar këtë qasje si tipike për partitë populiste që i atribuojnë vetes merita për procese ku realisht nuk kanë kontribuar.




