Bisedime të reja për një plan paqeje për Ukrainën po zhvillohen në Berlin, mes Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, përfaqësuesve amerikanë dhe evropianë.
Zelenski ka shprehur gatishmëri për kompromis, duke deklaruar se Ukraina nuk këmbëngul më për anëtarësim në NATO, nëse në vend të saj ofrohen garanci të forta sigurie nga BE-ja dhe SHBA-ja.
Ai ka propozuar një armëpushim përgjatë vijës aktuale të frontit si bazë për zgjidhje diplomatike, por ka refuzuar kërkesën ruse për tërheqje nga territore ukrainase në Donetsk dhe Luhansk.
Nga ana tjetër, Kremlini ka shuar pritshmëritë për progres, duke theksuar se Rusia nuk do të heqë dorë nga kërkesat territoriale dhe se nuk pret rezultate pozitive nga takimi në Berlin.




