Analisti Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke vënë në pah se Albin Kurti po përpiqet të shfaqet më konstruktiv dhe të zgjerojë dorën e pajtimit, por sipas tij kjo nuk është e efektshme për shkak të opozitës dhe kontekstit politik.
Syla e krahasoi këtë me transformimin e Partisë Radikale Serbe në Partinë Përparimtare Serbe nga Vuçiqi, duke theksuar se ndryshimet e jashtme nuk fshijnë të kaluarën.
Ai vlerëson gjithashtu se Kurti dhe Vetëvendosje janë një kopje e zbehtë e politikës dhe propagandës serbe të një dekade më parë.




