Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Janinës ka sekuestruar 215 kg marijuanë dhe ka arrestuar tre shqiptarë, përfshirë një femër, duke parandaluar trafikimin e mëtejshëm të drogës në territorin grek.
Shoferja shqiptare, e cila udhëtonte me një fuoristradë dhe nuk iu bind sinjaleve të ndalimit të policisë, përshkoi një rrugë të gjatë nëpër Prefekturën e Grevenas deri në Vovousa, Janinë, ku u ndalua nga policia.
Një makinë tjetër e përfshirë në rast ishte përpara saj.
Brenda makinës u gjetën dhe sekuestruan 118 pako marijuanë, një shumë prej 510 euro dhe 2 telefona celularë.
Në mjet ishte edhe djali 2-vjeç i shoferes. Makina dhe të gjeturat u konfiskuan.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuza për trafik droge, dhunë ndaj punonjësve të rendit, drejtim të rrezikshëm të mjetit, dëmtim të pronës dhe shkelje të legjislacionit për të huajt.




