Kandidatura e Ahmet Isufit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit po merr vlerësime pozitive nga analistë dhe njohës të zhvillimeve politike në Kosovë.
Aida Dërguti, analiste politike, e cilësoi Isufin si një personalitet me vlera të larta dhe figurë të nevojshme për politikën kosovare. Sipas saj, përvoja dhe profili i tij do të kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme në punën e Kuvendit.
Avni Arifi, ish-diplomat, vuri në dukje se Isufi është i vetmi kandidat nga Anamorava që ka lidhje me lëvizjet politike të viteve ’80 dhe ’90, si dhe përfaqëson të burgosurit politik të asaj periudhe, gjë që partitë tjera politike nuk e kanë bërë.
Labinot Balaj, e konsideron figurën e Isufit si një vlerë të shtuar për politikën kosovare, duke përmendur aktivitetin e tij që nga vitet ’80-ta.
Rrahman Paqarizi, thekson se AAK ka kandidatë të fortë dhe të votueshëm, duke e përmendur Isufin si një nga emrat më interesantë në garë.
Në përgjithësi, analistët e shohin Ahmet Isufin si një emër me kontribut të rëndësishëm dhe potencial për të sjellë vlera të reja në Kuvendin e Kosovës.




