Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka vendosur marzha tregtare maksimale për produktet e naftës, për të mbrojtur konsumatorët dhe konkurrencën e drejtë.
Sipas vendimit, marzha maksimale do të jetë:
Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër
Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër
Vendimi hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe do të shoqërohet me mbikëqyrje të shtuar nga Inspektorati i Tregut, Dogana dhe Administrata Tatimore.




