Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ka folur për procesin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës gjatë kohës kur ishte kryeministër.
Ai tha se vendimi ishte rezultat i një angazhimi të gjatë historik, nga breza të luftëtarëve për çlirimin e Kosovës, dhe se krijimi i ushtrisë u mundësua edhe falë mbështetjes së Administratës Trump dhe vendeve anëtare të NATO-s.
Haradinaj nënvizoi se, megjithë skepticizmin e disa shteteve që shqetësoheshin për destabilizim rajonal, Ushtria e Kosovës ka funksionuar si forcë paqësore.
Ai theksoi se Kosova nuk duhet të jetë kurrë burim destabilizimi dhe se për besimin e aleatëve ka ndikuar edhe fakti se ai vetë ka shërbyer si ushtar i UÇK-së.




