Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për vizitën e tij te ish-presidenti Hashim Thaçi në Hagë.
Ajo tha se kjo vizitë është një shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar se “falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe”.