Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar padinë e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe ka shpallur të paligjshëm Nenin 6, paragrafi 6, të Rregullores nr. 06/2023 për Kompensimin e Udhëtimeve Zyrtare dhe Shpenzimeve të Përfaqësimit.
Ky nen vendoste një kufizim njëmujor për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimeve zyrtare, i cili sipas Gjykatës bie ndesh me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Vendimi heq kufizimin, duke konfirmuar të drejtën e zyrtarëve publikë për kompensim pa kufizim kohor dhe duke vlerësuar se Qeveria nuk kishte kompetenca për të vendosur një kufizim të tillë.




