Pas vendimit të Gjykatës Supreme që anuloi shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mbajti një takim të jashtëzakonshëm me dyer të mbyllura.
Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, njoftoi anëtarët për pranimin e aktgjykimit të Supremes, e cila ia ktheu lëndën KPK-së për rishqyrtim dhe rivendosje. Shkarkimi i Kelmendit u bë muajin e kaluar pas akuzave për bashkëpunim me një gjyqtare serbe në lidhje me rastin e Masakrës së Reçakut.




