Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për 22 dhjetor.
Gjatë fjalës së tij në shënimin e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Tiranë, Berisha theksoi rolin historik të Kavajës në lëvizjen demokratike dhe u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve për mbështetjen ndër vite. Ai deklaroi se Partia Demokratike mbetet po aq e vendosur sa në ditët e para të themelimit për të, siç tha ai, “përmbysur diktaturën e dytë”.
Berisha akuzoi qeverinë aktuale për dëmtimin e demokracisë dhe largimin masiv të qytetarëve nga vendi, duke theksuar se në dhjetë vjet janë larguar mbi 1.5 milionë shqiptarë.
Në fund të fjalimit, ai ftoi qytetarët e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë që të bashkohen në atë që e quajti një betejë pa kthim, deri në fitoren e Partisë Demokratike dhe, sipas tij, fitoren e Shqipërisë.




