Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi në Gjakovë, ka premtuar investim prej 1 miliard eurosh në çerdhe dhe shkolla.
Abdixhiku tha se ky investim synon t’u krijojë kushte familjeve që asnjë nënë të mos detyrohet të zgjedhë mes punës dhe kujdesit për fëmijët.
Ai theksoi se qëllimi është që asnjë fëmijë të mos mbetet pas për shkak të varfërisë dhe që shkollat të shndërrohen në hapësira zhvillimi dhe edukimi cilësor, e jo vetëm vende për mbajtjen e fëmijëve.




