Analisti Shenoll Muharremi vlerëson se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, një rezultat normal për Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte 35-37%, ndërsa 40-42% do të ishte sukses i dukshëm.
Ai shton se nëse rezultati bie nën 35%, partia do të konsiderohej e ndëshkuar nga elektorati.
Sipas tij, me këto nivele të mbështetjes, VV nuk do të mund të krijojë shumicën e nevojshme për një qeveri njëpartiake, pasi nuk duket e mundur të arrijë marrëveshje me partitë e tjera të mëdha.




