Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian i kanë dërguar letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në vitin 2023.
Ata e konsiderojnë vendimin e BE-së si të padrejtë, joproporcional dhe kundërproduktive, duke theksuar se ndikimi negativ ndihet kryesisht në jetën lokale dhe sektorë të ndryshëm si arsimi, kultura, ndërmarrjet e vogla dhe energjia.
Deputetët kërkojnë heqje totale të masave përpara zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, duke paralajmëruar se heqja e pjesshme nuk është e mjaftueshme.
Presidentja Ursula von der Leyen ka njoftuar gjithashtu se masat do të hiqen gradualisht, duke ofruar mbështetje financiare prej 216 milionë eurosh për Kosovën.




