Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, njoftoi se sot u inaugurua “FIFA Arena” në SHFMU “Hasan Prishtina” në Prishtinë, projekt i realizuar nga FIFA në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
Fusha moderne u dedikohet nxënësve dhe fëmijëve të komunitetit, me synim zhvillimin e futbollit spontan dhe zbulimin e talenteve të reja.




