Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se inflacioni ka gërryer ekonominë e Kosovës gjatë viteve të fundit, duke fajësuar politikat qeveritare për rritjen e çmimeve.
Ajo tha se sipas ASK-së, inflacioni në nëntor 2025 ishte 5.3 për qind dhe se kjo, sipas saj, përfaqëson transferim të parave nga qytetarët në buxhetin e shtetit. Bajrami akuzoi Qeverinë për populizëm dhe mungesë projektesh konkrete, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të votojnë LDK-në.




