Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 282-të të jashtëzakonshëm, nën kryesimin e Ardian Hajdarajt, ku janë shqyrtuar çështje lidhur me udhëheqjen e Kryeprokurorisë së Shtetit.
KPK-ja ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga detyra e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, dhe ka vendosur që Agron Qalaj të ricaktohet në këtë pozitë.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe është marrë në përputhje me kompetencat ligjore të Këshillit.




