Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka deklaruar se veriu i vendit ka qenë për një kohë të gjatë një problem i pazgjidhur, i cili është shfrytëzuar si strehë jo vetëm për kontrabandë, por edhe për forma të tjera të krimit.
Ai tha se nga hetimet e zhvilluara është konstatuar se rrugët ilegale në veri janë përdorur edhe për trafikim të qenieve njerëzore. Sipas Llugaliut, kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të krimit dhe në uljen e të hyrave shtetërore.




