LDK-ja ka prezantuar premtimet e saj për prindërit dhe fëmijët, duke përfshirë pagesë prej 2,400 eurosh për fëmijët në vitin e parë, shtesa deri në 5 vjet dhe ndërtimin e 80 çerdheve të reja.
Për fëmijët 6–11 vjeç ka premtuar mësim tërëditor dhe shujta të ngrohta, ndërsa adoleshentët 12–16 vjeç do të mësojnë kodim.
Për të rinjtë 16–21 vjeç ofrohet trajnimi në teknologji informative dhe punësim i garantuar me pagë 500 euro për 6–12 muaj pas diplomimit.
LDK-ja thekson se investimi tek qytetarët herët zvogëlon papunësinë dhe emigrimin.




