Me rastin e festave të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka organizuar një aktivitet humanitar në kuadër të planit operativ “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”.
Në këtë aktivitet janë shpërndarë dhurata për fëmijët në sheshet kryesore të Prizrenit, Dragashit dhe Suharekës, duke krijuar atmosferë festive dhe gëzim për më të vegjlit.
Qëllimi i aktivitetit ishte forcimi i lidhjes mes policisë dhe qytetarëve, promovimi i solidaritetit dhe përcjellja e mesazhit të bashkëpunimit dhe kujdesit për fëmijët gjatë festave.





