Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se qumështi për foshnja Aptamil AR 1 është i sigurt për përdorim, pas kryerjes së ritestimeve shtesë.
Sipas AUV-it, analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore, duke bërë që produkti të lejohet sërish për shitje.
Agjencia ka sqaruar se ndalimi i përkohshëm ishte masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik, pas një njoftimi nga autoritetet e Bashkimit Evropian për dyshime mbi prani bakteriale.




