Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur kritikave lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët në prag të zgjedhjeve.
Ai ka theksuar se këto shtesa janë ndarë çdo vit para Vitit të Ri dhe se nuk përbëjnë praktikë të re. Kurti ka shtuar se Qeveria e tij synon vazhdimësinë e qeverisjes, ndërsa ish-opozita e ka cilësuar vendimin si “blerje votash”, pasi pagesat do të realizohen më 29 dhjetor, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare.




