Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e fundit e shtabit qendror zgjedhor të PDK-së, në prag të zgjedhjeve të së dielës.
Krasniqi ka bërë të ditur se mbledhja është zhvilluar në prani të kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke theksuar unitetin dhe vendosmërinë e strukturave partiake për zgjedhjet.
Ai ka shtuar se PDK mbetet e bashkuar dhe e fokusuar në misionin për qytetarët dhe për Kosovën.




