Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se do të propozojë që ura e re mbi lumin Ibër të emërtohet me emrin e kryeministrit Albin Kurti.
Ai tha se Kurti është autoriteti që e bëri të mundur ndërtimin e urës, e cila, sipas tij, është në dobi të qytetarëve në të dy anët e lumit.
Peci theksoi se këtë propozim do ta dërgojë në mekanizmat e nivelit lokal, duke e cilësuar Kurtin si figurën që ka sjellë ndryshime të mëdha në Mitrovicë dhe në gjithë vendin.




