Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se dy kandidatë të partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” të Nenad Rashiqit janë ndaluar nga institucionet e sigurisë serbe dhe janë detyruar me presion të jashtëzakonshëm të dalin me deklarata publike për largimin e tyre nga subjekti politik.
Sipas Musliut, kjo përfaqëson një mekanizëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të detyruar serbët e Kosovës të votojnë për Listën Serbe.
Ai e ka cilësuar këtë veprim si ndërhyrje flagrante në zgjedhjet e Kosovës dhe shantazh brutal ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, duke paralajmëruar se metoda të tilla përdoren sistematikisht nga Serbia.




