Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 00:50 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, ku një 85-vjeçar ka humbur jetën pas goditjes nga një veturë.
Viktima, I.Obrazhda, është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por, përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ka ndërruar jetë rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Pas ngjarjes, trupi i pajetë është dorëzuar familjarëve me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente si aksident rrugor me fatalitet.
Hetimet janë duke u zhvilluar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.




