Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar mbrëmë në Janjevë, ku ka vizituar dy familje për festën e Krishtlindjes. Ajo u prit nga familja e Vjekoslav Toshiq, nga komuniteti kroat, dhe nga familja e Anton Gashit.
Osmani ka përcjellë urime të sinqerta për festat dhe ka theksuar rëndësinë e frymës përbashkuese të Krishtlindjeve.
Në një postim, Osmani ka theksuar se Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës dhe se festat na kujtojnë vlerat e paqes, dashurisë dhe shpresës që ndajnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ajo ka falënderuar të dyja familjet për mikpritjen e ngrohtë.




