Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin ukrainas Polissya Zhytomyr, pas transferimit nga skuadra rumune CFR Cluj.
Emërllahu do të paraqitet në fushë me fanellën me numrin 14 dhe pritet të ketë një rol më të rëndësishëm dhe hapësirë më të madhe për zhvillim në ekipin e ri.
Ky transferim shënon një hap të ri në karrierën e tij ndërkombëtare.




