Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot, në orën 13:30, mbledhjen e radhës ku do të diskutohet procesi i përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Në rend dite është shqyrtimi i raportit të Sekretariatit të KQZ-së mbi hapat dhe masat e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve, përfshirë aspektet logjistike, administrative dhe garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.




