Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga kongresisti republikan i SHBA-së, Michael Lawler, në të cilën ky i fundit e falënderoi për takimin e tyre në New York në shtator.
Lawler thekson se mbështetja për Kosovën në Kongresin Amerikan mbetet e fortë dhe dypartiake, duke përmendur miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026 si dëshmi të përkushtimit ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës.
Ai gjithashtu i uroi Kurti dhe familjes së tij sezon të gëzuar dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin vitin e ardhshëm. Lawler është anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme në Kongres.





