Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2116 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 31 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 58 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 27 persona, kurse 19 person janë dërguar në mbajtje gjatë 24 orëve të fundit.





