Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka kërkuar sqarime nga diplomati Martin Berishaj, i përfshirë më parë në disa afera, lidhur me fletëvotimet për zgjedhjet që zhvillohen nesër në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës.
Behrami pyeti nëse këto fletëvotime kanë gabime në numrin serik dhe theksoi se çdo problem duhet të bëhet publik para zgjedhjeve, për të shmangur mundësinë e manipulimit elektoral pas mbylljes së votimit. Ai theksoi se transparenca është e nevojshme për të garantuar besueshmërinë e procesit zgjedhor.




