Pas reshjeve të fundit, gjendja në Komunën e Malishevës paraqitet stabile dhe e qetë, sipas të dhënave të Shtabit Emergjent. Niveli i ujërave ka rënë, ndërsa situata po shkon drejt stabilizimit të plotë.
Rruga Malishevë – Banjë dhe rruga Mirushë – Gurbardh, përfshirë urën te Liqeni i Mirushës, janë të kalueshme me vështirësi. Kryetari Ekrem Kastrati dhe Shtabi Emergjent kanë angazhuar makineri për hapjen e kanaleve kulluese dhe përmirësimin e qarkullimit.
Rrugët e tjera janë të qarkullueshme, por vozitësve u bëhet apel për kujdes të shtuar për shkak të mbetjeve të vendosura në disa segmente rrugore. Po ashtu, vijon pastrimi i mbetjeve në nënkalimin dhe parkingun nëntokësor. Ekipet emergjente mbeten të gatshme dhe monitorojnë situatën në vazhdimësi.




