Presidentja Vjosa Osmani vizitoi sot Gjakovën pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut. Ajo u takua me kryetarin e komunës, Ardian Gjini, dhe ekipet që po monitorojnë situatën, si dhe vizitoi familjet e prekura dhe zonat më të rrezikuara.
Osmani theksoi solidaritetin me qytetarët dhe falënderoi institucionet dhe banorët për angazhimin e tyre. Ajo nënvizoi se, përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe qytetarëve, sfidat e shkaktuara nga vërshimet mund të tejkalohen, duke garantuar ndihmë dhe mbështetje të vazhdueshme për të prekurit.




