Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Waldshut-Tiengen në Gjermani, pranë kufirit me Zvicrën, duke përfshirë një familje pesëanëtarëshe shqiptare që po kthehej nga Kosova.
Aksidenti ndodhi pak para se familja të mbërrinte në vendbanimin e saj.
Policia gjermane ka konfirmuar se përveç pesë anëtarëve të familjes, është lënduar edhe një person tjetër.
Sipas gazetarit Bahri Cani, gjendja shëndetësore e tyre ka mbetur e pandryshuar gjatë natës, me një fëmijë në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë stabile dhe po trajtohen në Gjermani dhe Zvicër.




