Sekretari i PDK-së për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të votojë asnjë kandidat për president pa një marrëveshje ose diskutim politik paraprak.
Ai tha se edhe në vitin 2021 PDK kishte refuzuar të votonte kandidatin e propozuar nga Albin Kurti pa dakordim politik dhe se i njëjti qëndrim mbetet edhe tani.
Nikaj theksoi se ndonëse LVV ka fituar mbi 50 për qind të votave dhe mund ta formojë qeverinë, nuk i ka numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.




