Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar 126,102 qytetarët që votuan për LDK-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se çdo votë është përgjegjësi dhe obligim.
Ai pranoi se rezultati nuk ishte ai i pritur, por theksoi se LDK e respekton plotësisht verdiktin e popullit.
Abdixhiku njoftoi se pas certifikimit të rezultateve do të mblidhen Kryesia dhe Kuvendi i LDK-së për të vendosur për hapat e ardhshëm, duke theksuar se çështjet e partisë zgjidhen përmes organeve legjitime dhe demokracisë së brendshme.




