Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka deklaruar se vullneti i qytetarëve pas zgjedhjeve duhet respektuar plotësisht. Ai tha se, ndonëse nuk është zgjedhur deputet, mbështetja e 11.214 qytetarëve mbetet një përgjegjësi morale dhe publike.
Agani theksoi se zgjedhjet kanë dërguar mesazh për nevojën e maturisë politike, dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit ndërpartiak, duke shtuar se politika duhet të shërbejë interesit afatgjatë të shtetit. Ai bëri të ditur se do të vazhdojë angazhimin për forcimin e Partisë së Drejtësisë si alternativë serioze politike.




