Toney u bë banori i eliminuar i mbrëmjes së së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, pasi nuk i shpëtoi televotimit të javës.
Në nominim ishin edhe Alba, Arditi, Bia, Labinot Rexha dhe një tjetër banor me emrin Labinot, por publiku vendosi që rrugëtimi i Toney-t në lojë të përfundonte në këtë prime.
Kujtojmë se Toney ishte eliminuar edhe më parë, por ishte rikthyer në shtëpi pas një vendimi të banorëve, të cilët paguan 20 mijë euro nga çmimi final për ta rikthyer në garë.




