Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, Policia e Kosovës ka ndaluar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë.
Segmenti i prekur është nga rrethi i “Prishtina Mall” drejt Prishtinës dhe nga rrethi i “Marigona” drejt Ferizajt. Qarkullimi do të devijohet përmes autostradës.
Vendimi u mor në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës, si masë për mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e rreziqeve në trafik.




